Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi

IDRA është një think tank jo-fitimprurës, jo-qeveritar, dhe i pavarur, i themeluar nga një grup ekspertësh në vitin 2000. Si një institut i politikave publike, IDRA promovon vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë civile, duke i shërbyer vazhdimisht demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe proçesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Vizioni ynë

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi synon të sjellë inovacion dhe zgjidhje konkrete për zhvillimin e shoqërisë Shqiptare dhe integrimin e saj në vlerat demokratike.

Misioni ynë

Misioni i IDRA-s është të shërbejë si një institut i cili ofron ekspertizë, si dhe të shërbejë si një urë midis komuniteteve dhe dhe institucioneve, duke treguar vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptar, si dhe dukepromovuar bashkëpunimin dhe dialogun në mënyrë jo partizane, etike, dhe profesionale.

Lajme & Ngjarje

Puna në terren për ‘Vlerësimin e Situatës të Qeverisjes Vendore’ – Takimet në bashki

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), filloi punën në terren për studimin “Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore” në 20 bashkitë e jugut (Loti 3). Gjatë muajit Dhjetor 2016, e më konkretisht në datat ...

Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), u shpall fitues në thirrjen për propozime të hapur nga PNUD për “Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore në një grup të zgjedhur bashkish, Loti 3: Kavajë, Divjakë, ...

Prezantim i Projektit: Vleresimi i Hapesirave per Korrupsion ne Legjislacionin Shqiptar

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) organizoi sot në ambientet e Hotel Tirana International eventin lançues të projektit për “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar”. Projekti ...

Trajnimi mbi Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion Shqiptar

Ne daten 2 Mars, prane Hotel Doro City ne Tirane, ka nisur trajnimi ne kuader te projektit te IDRA mbi "Vleresimin e Hapesirave per Korrupsion (Corruption Proofing) ne Legjislacionin Shqiptar", me mbeshtetjen e Ambasades Hollandeze ne ...

Klientët Tanë