Misioni

Instituti Për Kërkime Dhe Alternativa Zhvillimi - IDRA

IDRA është një think tank jo-fitimprurës, jo-qeveritar, dhe i pavarur, i themeluar nga një grup ekspertësh në vitin 2000. Si një institut i politikave publike, IDRA promovon vlerat e lirisë dhe demokracisë, vlerat e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë civile, duke i shërbyer vazhdimisht demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe proçesit të integrimit në Bashkimin Europian.

IDRA përfaqëson një kombinim strategjik të hulumtimit dhe të një think tank-u të orentiuar drejt edukimit.

Njësia e hulumtimit të IDRA-s ka kontribuar ndër vite për të ndërtuar një reputacion të mirë përsa I përket hulumtimit cilësor dhe atij sasior. Kjo njësi ka implementuar më shumë se 40 projekte dhe është tashmë edhe një kompani më vete, duke ju shërbyer si klientëve institucional, ashtu edhe atyre privat.

IDRA është krenare për projektet e zbatuara që nga viti 2000, veçanërisht studimin vjetor mbi korrupsionin në Shqipëri, i cili ka kontribuar në rritjen e transparencës për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Vizioni - Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi synon të sjëllë inovacionin dhe zgjidhje konkrete për zhvillimin e shoqërisë shqiptarë, si dhe integrimin në vlerat e demokracisë.

Misioni - Misioni i IDRA-s është të shërbejë si një institut i cili ofron ekspertizë, si dhe të shërbejë si një urë midis komuniteteve dhe dhe institucioneve, duke treguar vëmendje ndaj problemeve me të cilat përballet shoqëria shqiptar, si dhe dukepromovuar bashkëpunimin dhe dialogun në mënyrë jo partizane, etike, dhe profesionale.

Objektivat

  • Të formulojmë zgjidhje alternatve për problemet me të cilat përballet tranzicioni shqiptar në fushat e ekonomisë, legjislacionit, si dhe proçesit të integrimit Europian.;  
  • Të inkurajojmë dhe asistojmë reformat institucionale në Shqipëri; 
  • Të nxisim zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri; 
  • Të nxisim dialogun mes qarqeve akademike, aktorëve të shoqërisë civile, si dhe politikbërësit dhe vendimmarrësit.;
  •  Të ndihmojmë në proçesin e arsimit publik si dhe ndërgjegjësimit publik mbi çështje të ndryshme të lidhura me tranzicionin ekonomik dhe demokratik në Shqipëri.

Vlerat

IDRA dhe stafi  kanë përqafuar dhe u përmbahen disa vlerave si :

  • Transparenca
  • Paanshmëria/Të qënit jo-partizan
  • Llogaridhënia
  • Besueshmëria
  • Bashkëpunimi
  • Profesionalizmi
  • Zbatimi i ligjit/sundimi i ligjit
  • Inovacioni
  • Integriteti
  • Komunikacioni
  • Një mendje e hapur