Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion: Element kyç në luftën kundër korrupsionit

Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion: Element kyç në luftën kundër korrupsionit

Kohëzgjatja: 1.5 vjet

Donator: Ambasada Hollandeze në Shqipëri

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen financiare të Ambasadës Hollandeze në Shqipëri, po zbaton një projekt 1.5 vjeçar i cili synon të ndërtojë një system për të vlerësuar hapësiar për korrupsion në legjislacionin shqiptar. Projekti do të ndërtoj një system për një vlerësim profesional të hapësirave për korrupsion të legjislacionit në Shqipëri. Një gurp ekspertësh ligjorë të përzgjedhur do të trajnohen nga një konsulent I huaj dhe një vendas mbi metodologjinë e nevojshme për të vlerësuar hapësirat për korrupsion në legjislacionin vendas. Sistemi I vlerësimit të hapësirave për korrupsion do të shqyrtojë draft ligjet, si dhe legjislacionin dytësor, për të identifikuar ato tipare të akteve normative të cilat do të kontribuojnë në korrupsion (pavarësisht nëse ka pasur qëllim apo jo në proçesin e hartimit të ligjeve në aktin specific.) Sistemi do të shohi gjithashtu legjislacion tashmë të hyrë në fuqi, duke përdor të njëjtën metodologji.

Cdo akt ligjor që do të shqyrtohet do të shoqërohet me një raport të Vlerësimit të Hapësirave për Korrupsion, i cili do të identifiojë çështjet problematike të ligjit si dhe do të listojë rekomandime për përmirësimin e tij. Një databazë elektronike për këto raporte do të ndërtohet për të bërë të mundur ruajtjen, dhe gjurmimin e informacionit mbi progresin e proçesit të vlerësimit të akteve ligjore për hapërsirat e korrupsionit. Këto akte ligjore do të monitorohen për të parë se cilat rekomandime do të merren parasysh ose jo. Një sistem vlerësimi i “rrezikut për korrupsion” do të aplikohet për secilin nga raportet , dhe portali do të rendisi aktet ligjore në varësi të këtij indikatori, në mënyrë që fushat më në rrezik të monitorohen. Portali, mes të tjerave, do të shërbejë gjithashtu për të informuar dhe edukuar publikun mbi këto çështje.

Si rrjedhojë, projekty synon të krijojë një set instrumentash të cilat mund të përdoren nga ekspertët në fushën e hartimit të legjislacionit siç janë:

  • Manual për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacion
  • Set proçedurash për tu aplikuar gjatë hartimit të legjislacionit
  • Raporte standarde për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacion
  • Një databazë elektronike për të ruajtur raportet e vlerësimit të legjislacionit

Për të ndjekur zbatimin e fazave të ndryshme të projektit për “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion”, IDRA do të ngrejë një qëndër specifike brënda Institutit të quajtur “Qëndra për Integritet Legjislativ dhe Administrativ” (LAIC). Qëndra do të jetë përgjegjëse për zbatimin e projektit mbi “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion”. Qëndra do të jetë përgjgjëse për të krijuar instrumentat (metodologjinë, manualet dhe proçedurat) që do të përdoren nga punonjësit publik për të hartuar ligjet. Qëndra gjithshtu do të garantojë trajnimet për njësitë qeveritare (Qëndrore dhe Vendore) si dhe instituionec e tjera mbi vlerësimin e hapësirave për korrupsion të legjislacionit, duke bërë të mundur që teknikat e identifikimit të rreziqeve të korrupsioni mund të implementohen në vendin e origjinës (aty ku prodhohen draftet ligjore). Në këtë kuptim, përfituesit kryesorë të këtij projekti pritet të jenë:

  1. Zyrat ligjore të Ministrive të Linjës dhe Institucionet e pavarura
  2. Parlamenti Shqiptar
  3. Aktorët e shoqërisë civile
  4. Komuniteti i Biznesit
  5. Publiku
  6. Komuniteti i ekspertëve ligjor

Produktet e pritura nga projekti për “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion” janë a) Një system pë Vlerësimin e Hapësirave në legjislacion për Korrupsion për të minimizuar riskun e korrupsioni të lejuar nga legjislacioni; b) Ministritë e linjës që prodhojnë legjislacionin në mnëyrë të efektshme përdorin sistemin e Vlerësimit të Hapësirave për Korrupsion; c) Parlamenti shqiptar përdor sistemin e Vlerësimit të Hapësirave për Korrupsion; d) Publiku I gjerë, si dhe aktorët e tjerë të interesuar të shoqërisë informohen, edukohen, dhe u garantohet argumente praktike për të lobuar apo kundërshtuar politika dhe ndryshime ligjore.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago