Vlerësimi i Hapësirave Për Korrupsion Në Legjislacionin Shqiptar

/files/vleresimi-hapesirave-per-korrupsion-ne-legjislacionin-shqiptar1     /files/vleresimi-hapesirave-per-korrupsion-ne-legjislacionin-shqiptar3

Në ambjentet e Hotel Tirana International më 06 Mars 2017 u zhvillua Konferenca në kuadër të projektit “ Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar” organizuar nga  Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ( IDRA) me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze dhe  bashkëpunimin  me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore.

Konferenca u zhvillua në dy sesione, ku IDRA prezantoi Metodologjinë e Vlerësimit të Hapësirave për Korrupsion dhe gjetjet kryesore nga vlerësimi i kryer  i 62 akteve ligjore në fushat e shëndetësisë, arsimit, shërbimet publike, mirëqënies sociale dhe reformës në drejtësi. Prej gjetjeve të prezantuara rezultoi se në çdo akt ligjor të analizuar nga grupi i ekspertëve, figuron të paktën një nga problematikat e trajtuar në metodologjinë e sipërpërmendur. Një prej objektivave kryesorë të konferencës ishte dhe prezantimi nga IDRA, i Platformës“ Portali i Integritetit Ligjor”, platformë e cila është publike dhe palët e interesuara mund të gjejnë jo vetëm raportet e vlerësimit për aktet ligjore të analizuara por gjithashtu mund të gjurmojnë nëse rekomandimet e dhëna nga ekspertët  janë marrë ose jo në konsideratë nga ligjvënësi. Portali i Integritetit Ligjor është dizenjuar për të bërë një renditje të akteve të analizuara sipas problematikave të gjendura në secilin prej tyre.

Pjesmarrës në këtë konferencë ishin pedagogë të së drejtës, ekspertë ligjorë, dhe juristë të institucioneve kombëtare/ndërkombëtare , përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme me veprimtari në jurisprudencë.

Konferenca u hap dhe u moderua nga Drejtori Ezekutiv i IDRA, z. Auron Pasha, ku në fjalimin e tij theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e projektit  “Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion” me qëllim mbylljen e shtigjeve për korrupsion dhe përmirësimin e legjislacionit të hartuar. Z. Pasha vuri në dukje se projekti në fjalë është një pilotim për krijimin e një sistemi të integruar për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar.

/files/vleresimi-hapesirave-per-korrupsion-ne-legjislacionin-shqiptar2

Ambasadorja e Mbretërisë së Holllandës në Tiranë, znj. Dewi Van Der Weerd theksoi se lufta kundër Korrupsionit është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria sot, gjithashtu kjo është e rëndësishmme  në linjën e plotësimit të kushteve dhe pesë kritereve kyce për integrimin e vëndin në Bashkimin Evropian. Lufta kundër korrupsionit do ta bënte Shqipërinë një vend me atraktiv për investimet e huaja e më konkretisht për kompanitë hollandeze prej të cilave ka dhe shfaqje interesi. Ambasadorja falenderoi Ministrin për gatishmërinë për të mbështetur këtë pilotim.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion nënvizoi konsolidimin e një metodologjie unike si një objektit strategjik i përfshirë në politikat e qeverisë shqiptare për rritjen e transparencës dhe parandalimin e korrupsionit. Z. Çuçi deklaroi se  me marrjen e rezultateve të pilotimit do të nisë proçesi i inkuadrimit të këtij filtri për rritjen  e cilësisë së projektakteve ligjorë . Ai theksoi se tashmë i takon qeverisë të vendosë mbi krijimin e një strukture që do të realizojë brenda administratës publike, vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacion.

Panelist në sesionin e dytë të konferencës ishte përfaqësuesi i SOROS, z. Darian Pavli i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e transparencës si instrument në luftën kundër korrupsionit. Z. Pavli u ndal në transparencën  në përgjithësi të prokurimeve publike , sidomos në transparencën e kontratave për parteritetin publik privat. Ai u ndal dhe në vështirësitë që i shkakton marrjes së informacionit pasja në vëmendje e mbrojtjes së të dhënave personale.

Pedagogu i shkollës së Magjistraturës dhe ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese , z. Sokol Berberi theksoi rëndësinë e hartimit të legjislacionit në luftën kundër korrupsionit. Z. Berberi  bazuar në eksperiencën e tij të gjerë në fushën e teknikës legjislative, mbështetur dhe në gjetjet e prezantuara nga IDRA rekomandoi përmirësimin e metodologjisë për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar , duke marrë në konsideratë karakterin  herë lejues dhe herë ndalues të ligjit. Z. Berberi deklaroi që rëndësi të veçantë duhet t’ju kushtohet dispozitave hyrëse ku parashikohet objekti, fusha dhe përkufizimi i termave të ligjit dhe dispozitave materiale që rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e palëve që u drejtohet ligii dhe intitucioneve të krijuara prej tij.

/files/vleresimi-hapesirave-per-korrupsion-ne-legjislacionin-shqiptar4     /files/vleresimi-hapesirave-per-korrupsion-ne-legjislacionin-shqiptar5

Duke marrë shkasë nga prezantimi i gjetjeve nga IDRA lidhur me mungesën e mekanizmave mbikqyrës, parashikimit të përgjegjesisë dhe llogaridhënies si dhe dispozitave referuese të gabuara , panelistja znj. Vasilika Hysi në cilësinë  e anëtares së Komisionit të Ligjeve shpjegoi vështirësinë e hasur në praktikë të parashikimeve në mënyre shteruese të dispozitave.  Znj. Hysi theksoi se për shkak të ndryshimit të dispozitave dhe shkrirjes apo ristrukturimit të insitucioneve të krijuara ligjvënësi e ka parë të arsyeshme të mos ndalet në mënyrë të detajuar në dispozitat deleguese dhe referuese duke referuar vetëm te ligji qe rregullon fushën në fjalë.

I pranishën në konferencë si panelist në sesionin e dytë ishte dhe Drejtori i  Sekretariatit Teknin I Iniciativës Rajonale Antikorrupsion, z. Vladan  Joksimoviç, i cili foli për një panoramë të përgjithshme të Vlerësimit të Hapësirave për Korrupsion në vendet e Rajonit , duke u ndalur gjithashtu në rëndësinë e përfshirjes të kësaj disipline në kornizën ligjore shqiptare dhe përcaktimin e strukturës përgjegjëse.

Prezantim Corruption Proofing

Metodologjia Corruption Proofing

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago