Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), u shpall fitues në thirrjen për propozime të hapur nga PNUD për “Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore në një grup të zgjedhur bashkish, Loti 3: Kavajë, Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull, Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë, Selenicë, Vlorë”.  Vlerësimi Kombëtar i Qeverisjes Vendore kryhet në kuadrin e projektit STAR 2, i zbatuar nga PNUD, me mbështetjen e Bashkimit Europian (BE), Qeverisë Italiane, Suedeze, Zvicerane dhe USAID. Projekti STAR 2 - “Mbështetje për Reformën Territoriale” po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në procesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të procesit të decentralizimit.

/files/vleresimi-situates-se-qeverisjes-vendore1                /files/vleresimi-situates-se-qeverisjes-vendore2

Ky proces ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në çdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar.  Ky vlerësim do të zhvillohet në periudhën kohore Dhjetor 2016 – Mars 2017, nëpërmjet një metodologjie të hartuar në bashkëpunim nga IDRA (Instituti për Kërkim dhe Alternativa Zhvillimi) ekspertë të PNUD dhe stafi i projektit STAR 2. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të drejtuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago