Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore

/files/zhvillimi-i-qasjeve-inovative-per-perfshirjen-e-komuniteteve-ne-qeverisjen-vendore_photo1.JPG

Projekti“Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore” u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), i financuar nga “ Lëviz Albania”, në periudhën kohore Gusht 2016 - Tetor 2016. Ndër qëllimet kryesore të këtij projekti përmendim : Prezantimi i një qasjeje inovative për rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit  të qytetarëve në vendimmarrjen publike duke bëre një paraqitje të gjetjeve kryesore të hulumtimit të metodave mbi projektet ekzistuese/mekanizmat e suksesshme në rang lokal përsa i përket pjesëmarrjes së komunitetit në vendimmarrjen lokale dhe hartimi dhe publikimi i “Udhërrëfyesit për Përfshirjen Efektive të Qytetarëve/Komuniteteve”. 

Ky projekt u shtri në  bashkinë e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës dhe Tiranës. Këto bashki u përzgjodhën bazuar në pozicionimin gjeografik ( Veri, Jug dhe Shqipëri e Mesme ), numrin e popullsisë dhe numrit të organizatave jo fitimprurëse me status aktiv. Në kuadër të projektit u realizuan 45 intervista në thellësi dhe 9 fokus grupe. Për intervistat në thellësi morrën pjesë 47 persona ( 21 meshkuj dhe 26 femra)  kurse për fokus grupet morrën pjesë 76 persona (29 meshkuj dhe 47 femra) si përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.

GJETJET KRYESORE TË STUDIMIT

Në perceptimet e të intervistuarve pjesëmarrja qytetare në vendimmarrjen publike paraqitet shumë e rëndësishme dhe thelbësore për ndërtimin e demokracisë dhe bashkëqeverisjes. Të pyetur për nivelin e transparencës së bashkisë, nënpunësit kanë vlerësuar punën e tyre mes 3.5 – 4.5 ( ku një është tregues për “ aspak transparent” dhe pesë “ shumë transparent”) kurse qytetarët në tërësi kanë dhënë një vlerësim  mes 2.5-3.

Angazhimi qytetar shfaqet i lartë në vendimmarrjen lokale për çështje me interes ngushtësisht personal por edhe rastet me interes publik angazhimi qytetar ka rezultuar i suksesshëm duke ndikuar në politikat vendore të tilla si : paketa fiskale për përcaktimin e tarifave dhe taksave (kuotat për kopshtet dhe çerdhet, taksa e fjetjes Bashkia Durrës) për planet e zhvillimit të qytetit (sheshi “Skënderbej” Bashkia Tiranë, “Pazari i Ri” Bashkia Tiranë, pazari dhe zona pedonale në Bashkinë e Korçës).

Shoqëria civile ka rezultuar se luan një rol aktiv në pjesëmarrjen e komunitetit në vendimmarrje duke përfshirë dhe minoritetet (Shoqata “ Disutini” Bashkia Korçë transmeton njoftimet dhe veprimtaritë dhe në gjuhën e komunitetit rom).

Bashkëpunimi midis Bashkive dhe Organizatave Jo Fitimprurëse paraqitet ndryshe për secilën nga bashkitë. Bashkia Durrës ofron ambiente për organizatat e shoqërisë civile, Bashkia Elbasan organizon takime të shpeshta me ojf,. Bashkëpunim për ndërtimin e qendrave komunitare në dobi të fëmijëve me nevoja ndryshe dhe të moshuarve , Bashkia Korçë, Fier dhe Shkodër.

Metodat e ndjekura për shpërndarjen e informacionit për bashkitë në të cilat u shtri projekti vijonin që nga njoftimi dhe takimet me kryepleqtë, këndet e informacionit, faqja zyrtare, media, deri në rrjetet sociale dhe aplikacionet në smartphone.

Praktika të mira dhe mekanizma të susksesshëm

  • Buxhetimi me pjesëmarrje dhe buxhetimi gjinor ( Bashkia Elbasan, Fier)
  • Komisionet Këshillimore Qytetare ( Komisioni Këshillimor më aktiv në Bashkinë Korçë)
  • Komision Këshillimor Ekonomik ( Bashkia Tiranë)
  • Kontratat sociale të lidhura midis këshillit rinor dhe kryetarit të bashkisë ( Bashkia Durrës, Bashkia Fier)
  • Ndërlidhësi Komunitar- administratori i pallatit ( Bashkia Tiranë, Durrës dhe Fier).
  • Dëgjesat publike ku reflektoheshin shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve ( Bashkia Tiranë)
  • Transmetimi i mbledhjeve të Këshillit bashkiak në media lokale ( Bashkia Shkodër, Bashkia Tiranë)
  • Aplikacionet në smartphone (Tirana Ime)
  • Revistat e Bashkisë ( Bashkia Korçë dhe Bashkia Fier), Gazetë ( Bashkia Elbasan)

Përmbledhje mbi Trajnimin Durrës      Përmbledhje mbi Trajnimin Fier      Përmbledhje mbi Trajnimin Patos       Gazetë Bashkia Patos       UDHERREFYESI

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago