Sipas Fushës së Veprimtarisë

Përvoja dhe Perceptim i Qytetarëve mbi Performancën e Qeverisjes Vendore 2014

  • September 29, 2014
  • Rule of Law
  • Anti-Corruption Strategies

Studimi Përvoja dhe Perceptim i Qytetarëve mbi Performancën e Qeverisjes Vendore u zhvillua n ëkuadrin e projektit Vlerësimi i niveleve të korrupsionit në bashkitë Fier dhe Lushnje, dhe fuqizimi I kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile për të ndërvepruar dhe bashkëpunuar për të luftuar korrupsionin.

Liria e Votës dhe Votimi Familjar në Shqipëri

  • July 17, 2014
  • Governance and Democratization
  • Civil Society and Public Advocacy
  • Social Reforms

Studimi Liria e Votes dhe Votimi Familiar i kryer nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) me mbështetjen teknike dhe financiare nga UN Women , bazohet në një anketë kombëtare me 2000 persona me moshë 18 vjeç e lart. Synimi i përgjithshëm i këtij studimi është të nxjerrë në pah opinionet e qytetarëve mbi praktikat e ndryshme që mund të ndërhyjnë në lirinë e votimit, vlerësimin e fenomenit të votimit familjar si dhe të identifikojë mangësitë (ligjore, kulturore, dhe strukturore) që fshihen pas këtyre fenomeneve.

Sondazh për Perceptimin e Korrupsionit Urban 2014

  • June 11, 2014

Fokusi i këtij projekti ishte fuqizimi I ndërveprimit midis qeverive vendore dhe shoqërisë civile duke inkurajuar dialogun dhe duke garantuar instrumente bashkëpunimi për të siguruar transparencën dhe llogaridëhënien e qeverisjeve vendore, si dhe duke ulur potencialin për korrupsion.

Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptar 2014-2015

  • May 15, 2014
  • Governance and Democratization
  • Rule of Law

Studimi Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptare i kryer nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) me mbështetjen teknike dhe financiare nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), bazohet në një Anketë Kombëtare me 1200 persona me moshë 18 vjeç e lart (nga të cilat 200 vetëm për të rinjtë nga 18-24 vjeç), në një Hulumtim Çilësor me 13 grupe diskutimi duke ndjekur një guidë moderimi me qëllimin për të zbuluar aspekte të tjera shtesë nga çështjet që trajtohen në pyetësor, si dhe 6 Intervista në Thellësi me aktorë të ndryshëm për të marrë përshtypje dhe sugjerime shtesë mbi mënyrat e përballjes me fenomenin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Synimi i përgjithshëm i këtij studimi është matja e nivelit të perceptimit të fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, kuptimin e fenomenit nga publiku, rolin e institucioneve të ndryshme në përhapjen e luftës ndaj fenomenit, si dhe faktorëve (kulturor, social, ekonomi) të cilët influencojnë ekzistencën e tij.

Monitorimi Mediatik i Zgjedhjeve te Pergjithshme 2013

  • June 1, 2013
  • Governance and Democratization
  • Civil Society and Public Advocacy

Ky projekt kishte is qëllim te ndërtonte dhe zbatonte një projekt të plotë për monitorimin mediatik, sipas kapaciteteve të organizave Shqiptare, si dhe mjedisit politik në vend. Gjithashty projekti synonte të trajnonte organizatat jo qeveritare në monitorimin e mediave.

Filter Items

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago