Projekti“Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore†u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), i financuar nga “ Lëviz Albaniaâ€, në periudhën kohore Gusht 2016 - Tetor 2016.
Në ambjentet e Hotel Tirana International më 06 Mars 2017 u zhvillua Konferenca në kuadër të projektit “ Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar†organizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ( IDRA) me mbështetjen e Ambasadës Hollandeze dhe bashkëpunimin me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore.
IDRA (Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi) po zbaton projektin “Zhvillimi i Qasjeve Inovative për përfshirjen e Komuniteteve në Qeverisjen Vendore†me mbështejtjen financiare të Lëviz Albania. Një prej aktiviteteve të këtij projekti është “Trajnimi i trajnerëve†me risitë e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrjen lokale.
Studimi “Vizitat e Klientit Misterioz†– një platformë vlerësimi për të përmirësuar shërbimet publike me në qendër qytetarin†u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e AMSHC (Agjensia për mbështetjen e Shoqërisë Civile) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, në periudhën kohore Shtator 2016 - Dhjetor 2016.
Studimi “Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptare†u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) në periudhën kohore Tetor 2016 - Janar 2017. Studimi u mbështet si teknikisht, ashtu edhe financiarisht nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS). Ky studim bazohet në një Anketë Kombëtare me 1200 persona me moshë 16 vjeç e lart (nga të cilat 200 vetëm për të rinjtë nga 16 - 24 vjeç).