Instituti për Zhvillim, Kerkim dhe Alternativa (IDRA) ka kryer studimin më të fundit mbi "Studimin Kombëtar mbi Votimin Familjar dhe Liria e Votës", me mbështetjen teknike dhe financiare të UN Women, dhe bazohet në një sondazh kombëtar prej 1,300 personave të moshës 18 vjeçare, dhe më shumë. Sondazhi u krye gjatë periudhës tetor-nëntor 2017, dhe u shtri në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Instituti për Kërkime dhe Alternativa të Zhvillimit (IDRA) ka përgatitur studimin "Mjedisi Mundësues për Sipërmarrjet e Qëndrueshme në Shqipëri" me mbështetjen teknike dhe financiare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në kuadër të rritjes së profilit të BisnesAlbania si aktor të politikave në vend, duke ndjekur metodologjinë e ILE's EESE. Studimi përfshiu një metodologji të kombinuar. Rezultatet e anketimit u krahasuan më tej me të dhënat sekondare
IDRA prezanton gjetjet e studimit "Korrupsioni ne Shqiperi - Perceptime dhe Pervoja 2015-2016. Ky studim eshte kryer ne kuadrin e nje projekti te financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracise te Amabasades se Shteteve te Bashkuara Te Amerikes ne Shqiperi.
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) ka kryer një sondazh publik për të vlerësuar njohuritë, mbështetjen, dhe pritshmëritë e qytetarëve mbi përpjekjet aktuale për të reformuar sistemin e drejtësisë në vend. Sondazhi u bë i mundur përmes mbështetjes financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) si dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri.Për këtë sondazh, IDRA zhvilloi 1000 intervista ballë për ballë, bazuar në një kampion përfaqësues kombëtar me qytetarë të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi u krye gjatë periudhës Janar-Shkurt, 2016.
Studimi “Përvoja dhe Perceptim i Qytetarëve mbi Performancën e Qeverisjes Vendore†u zhvillua n ëkuadrin e projektit “ Vlerësimi i niveleve të korrupsionit në bashkitë Fier dhe Lushnje, dhe fuqizimi I kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile për të ndërvepruar dhe bashkëpunuar për të luftuar korrupsionin.