Raporti “Panorama e Medias në Shqipëri”,realizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ofron një kuptim më të mirë të panoramës së medias në Shqipëri, politikave kombëtare të mediave, kuadrit ligjor dhe autoritetit rregullator. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar eksplorimit të mjedisit mediatik në përgjithësi, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët e medias sot, përfshirë: pavarësinë editoriale; ndikimin e politikës dhe biznesit në linjën editoriale të gazetarëve; sigurinë e vendit të punës për punonjësit e medias; trajtimin dhe vërtetësinë e lajmeve; dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe lirisë së mediave në Shqipëri në veçanti.