Comprehensive Inventory and Property Conditions Assessment

Donor: WYG / IPF (infrastructure Projects Facility in the Western Balkans (IPF)

Implementation Period: April 2011 – April 2012

Value:€ 227,000

Në 2011, në kuadrin e WYG/IPF (Infrastructure Projects Facility in the Western Balkans) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri (MoE), IDRA zbatoi një projekt i cili synonte të mblidhte të dhëna rreth gjëndjes fizike të ndërtesave/infrastrukturës së Ministrisë së Arsimit, dhe shkollat e ciklit para universitar (rreth 3349) në të gjithë Shqipërinë.

Objektivi i projektit TA-ALB-10, i cili lidhje me komponentët e shqyrtuar nga IDRA , ishte të krijonte një instrument/system vendimmarrje për planifikimin dhe prioritizimin e investimeve publike në sistemin para-universitar Shqiptar. Ky system njihet si Sistemi Menaxhues i Infrastrukturës Shkollore (SMIS). Një system i tillë do të: 1) mundësojë mbledhjen, ruajtjen dhe procesimin e informacionit të përditësuar mbi statusin e infrastrukturës së shkollave, ii) gjeneroj raporte bazuar në formate të paracaktuar dhe kriteret e ndryshme në varësi të indikatorëve të shkollave dhe iii) vizualizimi, përmes Sistemin Informativ Gjeografik (GIS), i një seti indikatorësh të shkollave bashkë me vendodhjen e tyre sipas infrastrukturës ekzistuese publike ( si venddodhja e shkollave, kufijtë administrative, rrugët, dendësia e popullsisë, terreni, etj. )

Të dhënat e mbledhura nga ky projekt do ti shërbejnë Ministrisë së Arsimit në proceset e vendimmarjes për shpërndarjen e fondeve publike për investime në rehabilitimin e shkollave ekzistuese, ndërtimin e shkollave të reja, si dhe zbatimin e politikave të Ministrisë në fushën e investimeve kapitale. Gjithashtu, ky projekt do të shërbëjë në racionalizimin dhe optimizimin e infrastrukturës/pajisjeve arsimore në varësi të zhvillimeve të fundit demografike.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago