Puna në terren për Vlerësimin e Situatës të Qeverisjes Vendore, Takimet në bashki

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), filloi punën në terren për studimin “Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore” në 20 bashkitë e jugut (Loti 3). Gjatë muajit Dhjetor 2016, e më konkretisht në datat 12- 23 Dhjetor, u punua në terren dhe u realizuan në secilën prej bashkive:

  • Takime/Diskutime me Kryetarin e Bashkisë, Kryetarin e Këshillit Bashkiak, drejtuesit e Drejtorive të Financës dhe Buxhetit, Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Drejtorisë së Punëve dhe Shërbimeve Publike dhe Koordinatorin përgjegjës për Informimin dhe Njoftimet Publike;
  • Diskutime me grupe te fokusuara në Bashki me përbërje të përfaqësuesve të Drejtorive kryesore dhe administratorëve te njësive administrative;

Këto takime kishin si qëllim marrjen e mendimit të grupeve të përmendura me sipër mbi efektivitetin e punës së administratës së bashkisë, llogaridhënien, transparencën e veprimtarisë, përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje etj.

/files/puna-ne-terren01   /files/puna-ne-terren02   /files/puna-ne-terren03   /files/puna-ne-terren04   /files/puna-ne-terren05

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago