Trajnimi mbi Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion Shqiptar

/files/IMG-20160307-WA0000Më datën 2-3-4 Mars, 2016, u zhvillua prane ambienteve të Hotel Doro City në Tiranë trajnimi i organizuar nga IDRA me mbështetjen e Ambasadës së Hollandës në Shqipëri, mbi "Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion Shqiptar". Gjatë ditës së parë të trajnimit, Drejtori Ekzekutiv i IDRA, Z.Auron Pashaj prezantoi per pjesemarresit detajet dhe objektivat e projektit të IDRA për ngritjen e një mekanizmi për vleresimin ë hapësirave për korrupsion (Corruption proofing). Gjithashtu, në ditën e parë të trajnimit, Prof.Dr.Eralda Methasani Cani, Këshilltarja ligjore e kryeministrit, prezantoi mekanizmat ekzistues të shqyrtimit të projekt-akteve në Këshillin e Ministrave. Gjithashtu, Znj.Cani diskutoi me pjesëmarresit për legjislacionin ekzistues për përfshirjen e publikut në proçesin e hartimit dhe miratimit të projekt akteve nga institucionet pergjegjese.

Z. Bledi Cuci, Koordinatori Kombëtar për Anti-Korrupsionin në Shqipëri, i prezantoi pjesëmarrësit e trajnimit me mekanizmat ekzistues për vlerësimin e hapësirave në korrupsion në legjislacionin shqiptar, si dhe theksoi mbështetjen dhe pritshmëritë e qeverisë për iniciativën e IDRA, si dhe punën e ekspertëve në këtë fushë.

Në trajnim morrën pjesë ekspertë ligjorë të fushave dhe institucioneve të ndryshme, të përzgjedhur si rezultati i një thirrjeje për aplikim të publikuar nga IDRA në faqen e saj zyrtare, si dhe në rrjetet sociale.

Gjatë 3 ditëve të trajnimit, 22 ekspertët ligjorë të fushave të ndryshme u trajnuan mbi metodologjinë e hartuar nga IDRA dhe ekspertja e përzgjedhur, Prof.As.Dr. Evis Alihmehmeti, mbi identifikimin e risqeve për korrupsion në proçesin e hartimit të legjislacionit shqiptar nga institucionet përgjegjëse. Në fazën e dytë të projektit të IDRA, ekspertët ligjorë do të shqyrtojnë projekt akte të ndryshme për të vënë në praktikë metodologjinë e paraqitur në trajnim.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago