Projekti per Konkurrueshmene e Agrikulturës Shqiptare (AAC) 2012

Donator: Nenkontraktor DAI / USAID 

Periudha e Zbatimit: 30 Korrik, 2007 – 12 Korrik, 2012  

Vlera:$ 240,849

Pershkrim:

Në periudhën midis 2007-2012 IDRA ishte një nënkontraktor lokal për projektin AAC në Shqipëri. Ky program 5 vjeçar mbështeti rritjen e qëndrueshme të sektorit bujqësor Shqiptar dhe rritjen e të ardhurave në familjet rurale duke zhvilluar dhe fuqizuar konkurrueshmërinë dhe kapacitetet e prodhuesve të produkteve bujqësore të cilësisë së lartë. Programi AAC asistoi fermerët në përmirësimin e produktivitetin e veprimtarisë së tyre, dhe në përshtatjen ndaj kushteve dhe mundësive të tregut.

Roli kryesor i IDRA’s ishte ndërtimi dhe mirëmbajtja një Plan për Matjen e Performancës (PMP) për të gjithë kohëzgjatjen e projektit AAC. Si pjesë e përgjegjësive të IDRA’s në këtë projekt janë zhvilluar disa analiza dhe studime si:

    • Anketë vjetore për fermeret/përfituesit e projektit- ky ishte një sondazh tipik mbi impaktin e projektit tek përfituesit. Sondazhi fokusohej tek të dhënat të tilla si , 1) të ardhurat familjare (impakt i drejtëpërdrejtë ose jo i projektit), 2) vendet e punës të krijuara si impakt i projektit, 3) diferencimi i çmimeve , 4) numri i tregjeve të reja të formuara
    • Anketa e Zinxhirit të Ftohtë-  Një anketë e plotë mbi të gjithë Zinxhirin e disa produkteve bujqësore/blegtorale nga ferma tek marketet.
    • Studim mbi shitjet me pakice- një anketë e plotë mbi pikat e pakicës që shesin fruta dhe perime në 5 qytete kryesore shqiptare. Synimi i këtij sondazhi ishtë të studionte modelet/praktikat e pikave të pakicës për të marrë produktet nga fermat, si dhe të rekomandoj masa që projektet në të ardhmen të përmirësojnë situatën.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago