Zhvillimi i Kompanive dhe Shërbimeve të Tregut të Eksporteve (EDEM) 2004-2009


Donatori: USAID
Periudha e Zbatimit: 2004 – 2009
Vlera:$ 430.007

Përshkrimi:


Projekti EDEM kishte ne fokus përmirësimin e mundësive ekonokime për të rritur standarded e jeteses dhe të lehtesonte hyrjen e Shqipërisë në tregur botëror. Për të bërë të mundur përmirësimin e konkurrueshmërisë, projekti asistoi bizneset shqiptare për të bërë të mundur rritjen e efektshmërisë të aktivtiteve të tyre duke i mëbshtetur në zbatimin e planeve të menaxhimit, marketingut dhe strategjieve promovuese, zhvillimin e produkteve të reja, si dhe përditësimin e teknologjive.

IDRA mbështeti projektin USAID/EDEM me shërbimet e zhvillimit dhe hulumtimit të tregut si dhe konsultime si:

  • Anketa e Tregut të Pakices- Një anketë e cila për here të parë në Shqipëri fokusohej tek niveli i konkurrueshmërisë të produkteve vendase bujqësore/blegtorale si dhe atyre të procesuara në pikat e pakicës. Studimi identifikoi kufizimet dhe mundësitë për mishin e procesuar vendas, vajin e ullirit, si dhe frutat e freskëta dhe perimet.
  • Studim për Ruajtjen në Ambientet e Ftohta/ Pas Korrjes-  një studim i plotë rreth të gjithë sistemit të Zinxhirit të Ftohtë nga ferma tek tregu për disa produkte bujqësore/blegtorale. Sondazhi prezantoi gjetje dhe rekomandime të vlefshme për fermerët, pronarët e pikave të grumbullimit, si dhe transportuesit.
  • Studim për Procesimin e Mishit- Një sondazh që eksploronte trended e konsumit dhe pozicionimin në treg në mënyrë që të ndihmonte përpunuesit e mishit në aspekting e marketingut.
  • Hulumtim Tregu për Kompaninë Sejega- një studim që identifikonte dhe analizonte nevojat e konsumatorit, përmasat e tregut dhe konkurrencën për këtë kompani të avancuar përpunimi të mishit

Një komponent tjetër i EDEM për të cilën IDRA ishte përgjegjes, ishte hartimi i disa Guidave të Biznesit për sektorin privat. Midis këtyre guidave ne mund të përmëndim:

  • Guida e Licensimit- një guidë e plotë praktike me të gjitha licensat dhe lejet që i duhen një biznesi në Shqipëri
  • Guida e Taksave- Një guidë për sistemin e taksave në Shqipëri
  • Guide Eksporti- Një guidë praktike eksporti për bizneset shqiptare
  • Guida e Prokurimeve Publike- Një guidë për të gjithë procedurat ligjore për prokurimet publike në Shqipëri
  • Guida e Standardeve dhe Certifikimit- një guidë reference e shpejtë për Cilësinë, Organikën, Organikën, Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë, si dhe Standarded Sociale për bizneset shqiptare

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago