Lajme & Ngjarje

Monitorimi Mediatik i Zgjedhjeve te Pergjithshme 2013

  • August 4, 2015

Raport paraprak mbi mbulimin mediatik të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013 - Projekt i Institutit IDRA Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), partneri zhvillimor i kompanisë IDRA Research & Consulting, publikoi rezultatet paraprake të projektit të monitorimit të medias gjatë fushatës elektorale. Rezulatet u prezantuan në një konferencë për shtyp të mbajtur në Tiranë më 20 Qershor 2013. Projekti është përpjekur të vlerësojë performancën e medias elektronike dhe asaj të shkruar në mbulimin e balancuar të garuesve politik si edhe platformave të tyre në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të jenë të mire-informuar përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre para kutisë së votimit më 23 Qershor 2013. Gjetjet e projektit janë përcaktuar në bazë të një metodologjie të mirëpërcaktuar dhe rigoroze dhe nuk kanë për qëllim të mbështesin ndonjë prej kandidatëve ose partive politike, por vetëm integritetin e mjedisit mediatik si një të tërë gjatë fushatës zgjedhore. IDRA ka monituar tetë kanale televizive (TVSH, Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, Neës 24, Ora Neës, ABC Neës and Albanian Screen) dhe tetë gazeta (Panorama, Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Shekulli, Shqip, Standard, Gazeta Mapo and Dita). Ky projekt është zbatuar në bashkëpunim me organizatën sllovake të Monitorimit të Medias MEMO 98 dhe me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë / Soros si edhe Shoqatës National Endowment for Democracy (NED).

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago