Lajme & Ngjarje

Trajnimi mbi Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion Shqiptar

  • September 29, 2016

Ne daten 2 Mars, prane Hotel Doro City ne Tirane, ka nisur trajnimi ne kuader te projektit te IDRA mbi "Vleresimin e Hapesirave per Korrupsion (Corruption Proofing) ne Legjislacionin Shqiptar", me mbeshtetjen e Ambasades Hollandeze ne Shqiperi.

Pandeshkueshmeria: Opinioni Publik mbi Kuptimin Arsyet dhe Rolin e Institucioneve

  • September 29, 2016

Në 30 Prill, 2015, IDRA organizoi një konference për të prezantuar gjetjet e studimit mbi "Pandëshkueshmërinë- Perceptime dhe Përvoja të Qytetarëve Shqipta". Z.Auron Pasha, Drejtori Ekzekutiv i IDRA's njohu pjesëmarrësit e kësaj konference me rezultatet e detajuara të studimit, si dhe ju përgjigj pyetjeve të tyre mbi metodologjinë e përdorur për këtë studim. Në këtë konferencë, morrën pjesë gjithashtu Z. Andi Dobrushi, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- SOROS, si dhe Znj. Eridana Cano, Shefe e Kabinetit të Ministrit për Qeverisjen Vendore dhe Koordinatorit Kombëtare të Anti Korrupsionit. Në konferencë morrën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, akademik, studentë dhe media të ndryshme.

Vlerësimi i Hapësirave për Korrupsion në Legjislacion: Element kyç në luftën kundër korrupsionit

  • April 11, 2016

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen financiare të Ambasdës Hollandeze në Shqipëri, po zbaton një projekt 1.5 vjeçar I cili synon të ndërtojë një system për të vlerësuar hapësiar për korrupsion në legjislacionin shqiptar. Projekti do të ndërtoj një system për një vlerësim profesional të hapësirave për korrupsion të legjislacionit në Shqipëri. Një gurp ekspertësh ligjorë të përzgjedhur do të trajnohen nga një konsulent I huaj dhe një vendas mbi metodologjinë e nevojshme për të vlerësuar hapësirat për korrupsion në legjislacionin vendas. Sistemi I vlerësimit të hapësirave për korrupsion do të shqyrtojë draft ligjet, si dhe legjislacionin dytësor, për të identifikuar ato tipare të akteve normative të cilat do të kontribuojnë në korrupsion (pavarësisht nëse ka pasur qëllim apo jo në proçesin e hartimit të ligjeve në aktin specific.) Sistemi do të shohi gjithashtu legjislacion tashmë të hyrë në fuqi, duke përdor të njëjtën metodologji.

Sipas Vitit

  • March 25, 2016

Liria e Votës dhe Votimi Familjar në Shqipëri 2014

  • April 12, 2016

Studimi më i fundit mbi lirinë e votës dhe votimin familjar u promovua në ambientet e Hotel Tirana International në datën 27 Maj, 2014. Studimi Liria e Votës dhe Votimi Familiar u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) me mbështetjen teknike dhe financiare nga UN Women[1] dhe bazohet në një anketë kombëtare me 2,000 persona me moshë 18 vjeç e lart. Synimi ishte nxjerrja në pah e opinioneve të qytetarëve mbi praktikat që mund të ndërhyjnë në lirinë e votimit, vlerësimi i fenomenit të votimit familjar si dhe identifikimi i mangësive (ligjore, kulturore, dhe strukturore) që fshihen pas këtyre fenomeneve.

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago